• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Senatori amerikan që mbrojti Fredi Belerin, nën akuzë bashkë me gruan për korrupsion

23/09/2023
Senatori amerikan që mbrojti Fredi Belerin, nën akuzë bashkë me gruan për korrupsion

Senatori demokrat i Nju Xhersit, Robert Menendez dhe bashkëshortja e tij Nadine janë paditur nga prokurorët për marrjen e qindra mijëra dollarëve ryshfet në formën e shufrave të arit dhe zarfeve me para nga disa biznesmenë.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, pas një hetimi shumëvjeçar është provuar se senatori dhe gruaja e tij pranuan rryshfetin pasi kishin ndikuar në vendimi nga të cilat “përfitonte qeveria e Egjiptit”.

Dyshja përballet secili me tre akuza penale: “komplot për të marrë ryshfet, komplot për të kryer mashtrim me shërbimet dhe komplot për të kryer zhvatje nën mbrojtjen e së drejtave të një zyrtari”.

Prokurorët pretendojnë se Menendez dhe gruaja e tij Nadine kanë marrë ryshfet në para cash, ar, pagesa për një hipotekë shtëpie dhe një automjet luksoz nga tre biznesmenë në Nju Xhersi, të identifikuar si Wael Hana, Jose Uribe dhe Fred Daibes.

Sipas aktakuzës ata e bënë këtë në këmbim të përdorimit të ndikimit dhe pushtetit të Menendez si senator për të mbrojtur tre biznesmenët dhe për “përfitime nga ana e Republikës së Egjiptit”.

Senatori 69-vjeçar aktualisht është kryetar i komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe u zgjodh për një mandat të tretë në Senat në vitin 2018. Kujtojmë që Menendez reagoi edhe për cështjen e Fredi Belerit duke ngritur dyshime për një arrestim me sfond politik.

“Unë e vë gjithmonë në pikëpyetje diçka që ndodh dy ditë përpara zgjedhjeve” tha ai, disa ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit.

“E kuptoj që zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përfshi gjyqësorin e pavarur, janë elementë kyçë të demokracisë. Jam i shqetësuar që policia shqiptare ka arrestuar një shtetas grek dy ditë përpara zgjedhjeve. Do shohim se si do dalin provat. Qeveria greke e ka bërë të qartë se kjo do ketë implikime për aspiratat shqiptare drejt BE. Çfarë po bëjmë ne për të siguruar që autoritetet shqiptare po zbatojnë ligjin?” pyeti Menendez.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al