• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Serbia ndryshoi historinë”, Sylvinho: Play-off një objektiv i madh, në janar nis puna për Botërorin, ju tregoj dy xhevahiret e Shqipërisë

10/12/2025
“Serbia ndryshoi historinë”, Sylvinho: Play-off një objektiv i madh, në janar nis puna për Botërorin, ju tregoj dy xhevahiret e Shqipërisë

Shqipëria, ashtu si Italia, duhet të kalojnë nga “play-off” për të siguruar një vend për në Botëror, por nëse për Italinë ky është një zhgënjim, për Shqipërinë është një arritje historike, diçka e pabesueshme që sjell entuziazëm në vendin tonë. Nga Italia, trajneri Sylvinho rrëfen këtë eksperiencë në një intervistë për gazetarin Gianluca Dimarzio:

“Pas 3 pikëve që morëm në Serbi gjërat ndryshuan, ishte fitorja e parë ndaj tyre, kur u rikthyem në shtëpi na pritën me shumë entuziazëm. Jemi shumë të lumtur që e vendosim Shqipërinë në një tjetër pikë të rëndësishme”, u shpreh Sylvinho. Tekniku kuqezi u ndal më pas duke bërë një përshkrim të shkurtër të rrugëtimit të tij në krye të Shqipërisë:

Sylvinho 1
Sylvinho 1

“Është me të vërtetë diçka shumë e bukur në jetën time të drejtoj Shqipërinë. Kam një pasion shumë të madh për vendin, për njerëzit. Jemi aty prej 3 vitesh dhe po bëjmë një punë të bukur, më duhet t’i bëj komplimente të gjithë lojtarëve. Të arrish për herë të parë në fazën play-off të një Botërori është më të vërtetë një objektiv i rëndësishëm. Do të luajmë 3 muaj përpara startit të Botërorit. Jemi të lumtur për këtë, por duhet të përgatitemi mirë”.

Sylvinho 2
Sylvinho 2

Në intervistën e tij për gazetarin e njohur italian, Sylvinho bëri një koment edhe në lidhje me formatin e ri të Botërorit: “Janë 12 grupe, por një pjesë e ekipeve janë në play-off. Këtë luajnë përfaqësuese si Italia, Suedia, Polonia e tij, por vetëm 4 prej tyre do të shkojnë në Botëror. Janë 16 ekipe më shumë në raport me të kaluarën, pra do të luhet në një mënyrë ndryshe”.

Sylvinho është i qartë se deri në mars, kur do të luhen ndeshjet e play-off do të ndryshojnë shumë gjëra, por në këtë kohë ka planifikuar disa takime me lojtarët e Kombëtares: “Nga janari do të nisim një punë të madhe, mendoj se do të takojmë 3-4 lojtarë, duam t’i shohim në fushë, kjo është mënyra më e mirë”.

Sylvinho3
Sylvinho3

Në fund, nuk mungoi edhe një koment në lidhje me lojtarët shqiptar që mund të jenë protagonist në këtë merkato dimri: “Kemi dy lojtarë që në 1 vit e gjysmë më parë ishin pjesë e U-21 dhe janë përmirësuar shumë. Një prej tyre është Medon Berisha. E mora edhe në Euro2024 për të fituar pak eksperiencë. Tjetri është Adrion Pajaziti, luan në Kroaci me Hajduk, më herët ka qenë te Fulham. Janë dy mesfushorë, por të ndryshëm, unë kam shumë besim tek ata të dy. Ka edhe lojtarë të tjerë, por në këto momente janë dy lojtarët me rritjen më të mëdha, për pjesën tjetër duhet pritur merkato e verës”, u shpreh Sylvinho në intervistën e tij për Gianluca Dimarzio.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Kombëtaret U-19 & U-17 mësojnë kundërshtarët e Europianit të ardhshëm, FSHF organizon dy mini-turnetë në Shqipëri
Sport

Kombëtaret U-19 & U-17 mësojnë kundërshtarët e Europianit të ardhshëm, FSHF organizon dy mini-turnetë në Shqipëri

10/12/2025
Komisioni i Ligave dhe Garave përcakton kalendarin e tre javëve të fundit të Superiores për vitin 2025

Milan blindon “yjet”, gati rinovimi për Pulisiç, Leao qetëson tifozët
Sport

Milan blindon “yjet”, gati rinovimi për Pulisiç, Leao qetëson tifozët

10/12/2025
Atalanta përmbys Chelsea-n, De Ketelaere bën heroin, Gjimshiti një “digë”

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kombëtaret U-19 & U-17 mësojnë kundërshtarët e Europianit të ardhshëm, FSHF organizon dy mini-turnetë në Shqipëri

Kombëtaret U-19 & U-17 mësojnë kundërshtarët e Europianit të ardhshëm, FSHF organizon dy mini-turnetë në Shqipëri

10/12/2025
Pse Gwyneth Paltrow u largua nga filmat për shtatë vite?

Pse Gwyneth Paltrow u largua nga filmat për shtatë vite?

10/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al