• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sërish kritika për Facebook: Ndikim negativ te përdoruesit

07/10/2021
Facebook nuk do të heqë dorë nga pretendimet se Covid-19 ështe krijuar nga dora e njeriut

Kompania Facebook është sërish në qendër të debateve. Një raport i fundit nga gazeta “Wall Street Journal” nxjerr në pah informacione të brendshme mbi efektet e dëmshme të platformës dhe ngurrimin e kompanisë për të vepruar. Një sinjalizuese, ish punonjëse e Facebook-ut, dëshmoi përpara Kongresit rreth dokumenteve të rrjedhura, se kompania ishte në dijeni të dëmeve të mundshme, që u shkaktonte Instragrami adoleshentëve.

Kompania Facebook, gjiganti i medias sociale, që ka nën pronësi edhe Instagramin dhe WatsApp-in, sërish ndodhet në qendër të vëmendjes.
“Jam këtu sot sepse besoj se produktet e Facebook-ut dëmtojnë fëmijët, nxisin përçarjet dhe dobësojnë demokracinë tonë”,- tha Francez Haugen, ish- punonjëse e Facebook-ut.
Ajo kishte punuar për kompaninë Facebook për dy vite si menaxhere projektesh, por që atëherë është bërë e njohur si sinjalizuesja e kompanisë.
Të martën, zonja Haugen dëshmoi në një seancë në Senat rreth asaj, që ajo e cilëson si mungesë e qëllimshme veprimi dhe transparence nga kompania dhe aplikacionet e saj, siç është Instagrami.
Ajo tha se algoritmet e Facebook-ut kanë prirje të promovojnë gënjeshtrat para të vërtetave, duke përmendur fushatat e dezinformimit, që janë përhapur në ShBA dhe jashtë saj.
“Udhëheqja e kompanisë di si t’i bëjë Facebook-un dhe Instagram-in të sigurtë, por nuk do që t’i bëjë ndryshimet e nevojshme, sepse ajo vë fitimet para njerëzve”,- tha ajo.
Sipas studimit të vetë Facebook-ut, 32 për qind e vajzave adoleshente në Instagram thonë se kur ndiheshin keq për trupin e tyre, platforma i bënte të ndiheshin edhe më keq.
“Facebook-u e di se algoritmet, që mundësojnë shfaqjen e postimeve bazuar në aktivitetin e përdoruesit, mund t’i çojnë fëmijët me shpejtësi nga tema të padëmshme, si receta të shëndetshme ushqimi, në postime që promovojnë anoreksinë”, tha zonja Haugen.
Kompania Facebook thotë se zonja Haugen kishte qasje të kufizuar në hulumtimet dhe politikat vendim-marrëse të kompanisë.
Zyrtarja për sigurinë globale në Facebook foli para senatorëve javën që shkoi.
“A ka patur raste në studimet tuaja, kur një ndryshim në platformën e Facebook-ut mund të shkaktonte dëme tek përdoruesit, por ju e keni zbatuar gjithsesi, pasi ajo shton përdoruesit, ose fitimet”, pyeti Senatori Demokrat Ben Ray Lujan.
“Unë nuk kam përvojë të tillë në Facebook. Ne kujdesemi shumë për sigurinë e njerëzve në platformën tonë. Kemi investuar 12 miliardë dollarë në të, kemi mijëra e mijëra njerëz, që punojnë për këtë çështje. Kjo nuk është mënyra jonë e punës”,- u përgjigj Antigone Davis, drejtuese e sigurisë globale në Facebook.
“Ne e kemi dëgjuar Facebook-un në dëshmi dhe seanca duke thënë se ata do të bëjnë më të mirën, do të veprojnë ndryshe. Por pasi largohen asgjë nuk ndodh. Unë mendoj se kjo është hera e parë, që po dokumentohen gjërat për të cilat ata kishin informacione, gjërat që mund të ishin bërë, por nuk i bënë“, tha Shireen Mitchell, kritike e Facebook-ut.
Disa po e krahasojnë Facebook-un me momentet kritike ku e gjeti veten industria e cigareve…
“Facebook-u dhe teknologjia po përballen me momentin kritik të ngjashëm me atë kur mësuam se industria e duhanit e dinte se produktet e tyre shkaktonin kancer, por që ata i kishin fshehur dosjet e hulumtimeve”,- tha Senatori demokrat Richard Blumenthal.
Mbetet për t’u parë nëse ligjvënësit dhe rregullatorët do të veprojnë për të zvogëluar dëmin që pretendohet se shkaktohet nga Facebook. Ende nuk dihet se si do të reagojë kompania, edhe nëse thirrjet për ndryshim vijnë nga brenda.

Related Posts

Zbulim misterioz pranë Detit të Galilesë hedh dritë mbi pagëzimin e hershëm të krishterë
Lifestyle

Zbulim misterioz pranë Detit të Galilesë hedh dritë mbi pagëzimin e hershëm të krishterë

10/04/2026
Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë
Lifestyle

Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë

08/04/2026
47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës
Lifestyle

47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës

06/04/2026
Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”
Lifestyle

Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”

01/04/2026
341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike
Lifestyle

341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike

26/03/2026
Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze
Lifestyle

Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze

25/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nëndetësja” del në dritë, Dinamo rikthehet te fitorja, Vllaznia i bëhet makth Partizanit

Muaji i së vërtetës, 4 ndeshje vendosin sezonin e Dinamos

12/04/2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al