• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sfida me Flamurtarin, Milinkovic: Formacionin do e vendos në varësi të gjendjes së fushës

06/02/2017
Sfida me Flamurtarin, Milinkovic: Formacionin do e vendos në varësi të gjendjes së fushës

“Për mua, një rezultat i mirë në Vlorë është të mos humbasim”. Kështu është shprehur në konferencën e djeshme për shtyp trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç. Gjatë gjithë javës, serbi i pankinës është munduar t’i mbajë lojtarët me këmbë në tokë, duke shmangur euforinë, që ndoshta gjirokastritëve ua imponojnë pozitat komode që kanë në klasifikim. Milinkoviç u ka kujtuar të tijve atë humbje të thellë në fazën e parë në Vlorë.

Milinkovic Luftetari 2016

“Edhe para humbjes 5-0 që pësuam në Vlorë, Flamurtari kishte probleme, ashtu si dhe kohët e fundit, por e nesërmja do të jetë një ndeshje ndryshe. Tani jemi në pozita më komode, por mos harrojmë se janë një skuadër shumë e mirë. Flamurtari nuk e ka filluar mirë vitin, por unë nuk e ndryshoj mendimin tim, kur them se është një nga skuadrat më të mira.

Ata kanë vërtet probleme me dëmtimet dhe penalizimet, por në disa raste këto rezultojnë të rrezikshme. Ne do të japim më të mirën në fushë, do të tregohemi seriozë dhe të përqendruar në çdo situatë”, theksoi trajneri bluzi.

Terreni

I kujdesshëm me deklaratat në prag të ndeshjes, Milinkoviç shfaqi shqetësimin e tij për gjendjen e terrenit të stadiumit “Flamurtari”. Për 48-vjeçarin serb, ky është një element i rëndësishëm.

luftetari formacioni

“Mendoj se një problem për ne mund të jetë gjendja e fushës, por do të përpiqemi të përshtatemi me terrenin. Për fat të mirë, ekipi është i plotë, me përjashtim të dy futbollistëve afrikanë: Bengui dhe Usama, të cilët ende nuk i janë bashkuar grupit. Sa i takon formacionit, mund të them se vetëm nesër (sot), kur të shikojmë dhe përshtatemi me gjendjen e fushës, atëherë dhe do të bëjmë të ditur 11 lojtarët që do ta nisin nga minuta e parë”, përfundoi trajneri i skuadrës gjirokastrite.

Ndërkohë, nisur nga ajo që ka praktikuar në stërvitjet e fundit, edhe në Vlorë pritet që Luftëtari të hedhë në fushë një formacion me theks sulmues, ku katërshja Rroca, Bregu, Abazaj dhe Rexhinaldo do kenë më shumë detyra ofensive, teksa nga këta lojtarët pritet edhe goli./panorama sport

Related Posts

Juve sheh nga Champions, por Spalletti nuk feston pas Genoa-s, kritikon ekipin (VIDEO)
Sport

Juve sheh nga Champions, por Spalletti nuk feston pas Genoa-s, kritikon ekipin (VIDEO)

07/04/2026
Gjimshiti “thyen” Ramadanin, por tek Atalanta shqetësohen për kapitenin kuqezi (VIDEO)

FOTO/ “Divorci” me FSHF duket i pashmangshëm, Sylvinho bën gati “valixhet”, i del emri në Brazil

Supersfida e Serie A i takon Napolit, bie Milan
Sport

Supersfida e Serie A i takon Napolit, bie Milan

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lady Gaga anulon koncertin në minutën e fundit për shkak të infeksionit respirator: Jam e shkatërruar

Lady Gaga anulon koncertin në minutën e fundit për shkak të infeksionit respirator: Jam e shkatërruar

07/04/2026
Juve sheh nga Champions, por Spalletti nuk feston pas Genoa-s, kritikon ekipin (VIDEO)

Juve sheh nga Champions, por Spalletti nuk feston pas Genoa-s, kritikon ekipin (VIDEO)

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al