Është sulmi i dytë më i mirë i kampionatit, ka shënuar deri në këtë fazë të sezonit një gol më shumë se skuadra që kryeson renditjen, por pas Korabit është kandidatja kryesore për tu rrëzuar një kategori më poshtë. Është ky paradoksi më i madh i Flamurtarit në këtë sezon. Nuk duhet harruar fakti që kuqezinjëve u janë hequr 6 pikë nga komsioni i Disiplinës dhe në varësi të asaj që kanë treguar në fushën e lojës duhet të ndanin vendin e 7-të në klasfikim me Tiranën në kuotën e 31 pikëve. Flamurtari është duke përjetuar ndoshta një nga sezonet më të vështirë të historisë së saj. Problemet jashtë fushe që kanë të bëjnë mësëshumti me financat kanë ndikuar drejtëpërdrejtë edhe te skuadra. Ana psikoligjike është problemi më i madh i vlonjatëve në këtë fazë të sezonit dhe dicka të tillë e ka nënvizuar shpesh në intervistat e tij për Supersport edhe trajneri Shpëtim Duro. Aktualisht Flamurtari mban vendin e 9-të në renditje dhe numëron 3 pikë më pak se Laci. Me atë humbje ndaj Skënderbeut në Vlorë, kuqezinjtë kanë ndërlikuar ndjeshëm pozitat e tyre dhe misioni për të siguruar mbijetesën parashikohet shumë i vështirë për Flamurtarin. Me 32 gola të realizuar në 28 takime, vlonjatët cuditërisht janë skuadra me sulmin e dytë më të mirë në Superiore, por që kjo arritje e vlonjatëve nuk përligjet aspak me pozicionin në tabelën e renditjes.
Vetëm Kukësi me 36 gola në total ka realizuar më shumë se Flamurtari ndërkohë që skuadra e Duros lë pas edhe kryesuesit e Partizanit pasi ka shënuar një gol më teper se të Kuqtë në këtë sezon. Gjithsesi ndryshe nga Flamurtari, Partizani dhe Kukësi kanë mbrotje shumë herë më të mira, pasi vlonjatët me 31 gola të pësuar janë prapavija e tretë më e dobët e kampionatit, pasi vetëm Korabi e Luftëtari kanë pësuar më shumë gola. Kjo është një statistikë që ndikon në pozicionin e Flamurtarit në renditje edhe pse kur shikon që Laci e ka -12 goleavarazhin ndërsa vlonjtatët +1, tingëllon disi e cuditshme sesi ky Flamurtar është i parafundit. Duke filluar që nga sfida e rradhës ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, emra të tillë si Danilo Alvesh, Tomislav Busic i cili është edhe shënuesi më i mirë i skuadrës së Duros me 8 gola, kapiteni Bruno Telushi por edhe Donjet Shkodra duhet të marrin përgjegjisitë mbi supe për të nxjerrur Flamurtarin nga një kjo situatë aspak komode