• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sfida ndaj Nome Kalju, trajneri i Partizanit: Të fitojmë për të lehtësuar gjërat për ndeshjen e kthimit

09/07/2025
Sfida ndaj Nome Kalju, trajneri i Partizanit: Të fitojmë për të lehtësuar gjërat për ndeshjen e kthimit

Tekniku i Partizanit, Skënder Gega doli në konferencë para ndeshjes ndaj Nome Kalju, takim ky i vlefshëm për Conference League.

“Fizikisht jemi 100% të përgatitur për ndeshjen, ajo që thoni është pak e vështirë për ne se skuadra ndaj të cilës luajmë nesër është në mes të sezonit dhe kjo është gjë e mirë për ta. Por ne kemi zhvilluar disa miqësore, ndaj jemi munduar të ndërtojmë ekipin. Unë shpresoj dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur.

Ne pamë ekipin në tre ndeshjet e fundit, mendoj se është një skuadër e mirë, e respektoj, luajnë futboll të mirë. Ne kemi një ekip të ri, me lojtarë të rinj në moshë, por ne u besojmë. Për disa do të jenë hapat e parë në arenën ndërkombëtare, kjo do të jetë sfida jonë. Por jemi mirë dhe do të shpjegojmë si të luajmë nesër dhe të shohim.

Hap pas hapi, do të shohim nesër. Më pas do të shohim, por të shohim dhe çdo gjë që kemi do të shohim nesër, do të mundohemi të bëjmë më të mirën për të bërë më të thjeshtë ndeshjen e dytë.

Estonezët luajnë në kampionat e shqiptarët jo? Ndoshta ka rëndësi, por nuk mund ta ndryshojmë, të gjithë kanë kalendarë të ndryshëm. Në Europë pjesa më e madhe, në Shqipëri, është pushimi i sezonit dhe deri më sot jemi munduar të përgatitim skuadrën fizikisht dhe taktikisht. Jemi shëndetplotë dhe të gatshëm të luajmë një ndeshje të mirë, skuadra tjetër ka më shumë minuta në këto momente, është më mirë për ta, por ta shohim. Ne kemi bërë praktikë me ndeshje miqësore për të ndërtuar formacionin për nesër dhe besoj se do të bëjmë mirë.

Do të ishte mirë që të kishim disa ndeshje zyrtare të luajtura. Por ne kemi kohë që bëjmë stërvitje, 12 ditë pas mbylljes së sezonit filluam përgatitjet dhe u kthyen thuajse të gjithë lojtarët nga pushimet. Jemi stërvitur dhe kemi folur bashkë, është procesi që bëjnë të gjithë. Janë disa të rinj që erdhën në klub dhe u munduam t’i përfshijmë në idenë dhe filozofinë tonë, do ta shohim nesër.

Mungesa e Isgandarli? Ai është lojtar i ri, ka pak kohë që ka ardhur, kush vjen e bëhet pjesë e klubit ka rëndësinë e vet dhe ka pozicionin e vet. Patjetër që po të ishte do ishte mirë, është një vlerë e shtuar, nuk ka qenë në dorën tonë, janë procese e procedura që nuk kemi mundur ta ndihmojmë në këtë aspekt. Pas tre ditëve do të jetë aty. Kemi 23 veta dhe secili ka shansin e vet, kështu funksionon futbolli, kur dikush mungon për disa arsye, është shansi i dikujt tjetër të tregojë vetën, ndihmojë ekipin dhe shpresoj të ndodhë.

Ismaili dhe Janjeva kanë kaluar një dëmtim, në ditët e fundit janë bashkuar me ekipin por nuk janë në gjendje ta ndihmojnë sot për sot. Pjesa tjetër është e shëndetshme, udhëtimi ka qenë i mirë dhe kemi pasur kohën e pushimit. Ky është një grup i ri, grup i mirë, frymë e re, si moshë na rinon një çikë, na bën të jemi optimist. Gjithçka në rregull deri tani.

Ndryshimi nga eksperienca e parë te Partizani? Dikush është plakur, më shumë flokë gri.. (qesh). Klubi është rritur, është bërë më i mirë, ka bërë investime, është ndryshe nga 6 vite më parë. Disa vite më parë kishim probleme, por tani klubi ka fushën e vet dhe hotelin e gjithçka. Çdo gjë është e shkëlqyer, lojtarët duhet ta kuptojnë sa me fat janë që punojnë çdo ditë e përmirësohen për karrierën e tyre. Por siç e thashë, çdo vit është ndryshe, ne jemi një ekip i ri. Herën e kaluar kur isha me Partizanin, kishte disa lojtarë me eksperiencë, ishte e mirë për mua. Por mua më pëlqen të punoj me çdo moshë, nuk ka rëndësi mosha, por nëse je i freskët dhe sa i fortë je. Jam shumë i lumtur me skuadrën dhe grupin që kemi. Shumë i lumtur se janë lojtarë me cilësi, shumë të sjellshëm, misioni është t’i shtyj të jenë më të mirë. Të gjithë duan të jenë të suksesshëm por në mendjen time, detyra ime është të jem një shembull i mirë. Jam një gjysh dhe mundohem t’i trajtoj njëlloj e t’i bëj të ndjehen të rehatshëm.

A duhen ndërhyrje në merkato? Mendoj se Real Madridi ka nevojë, Barcelona… Nëse dikush më i mirë vjen, është i mirëpritur, por ky është proces, klubi është i përfshirë. Janë larguar 10 lojtarë nga sezoni i kaluar, ua kemi thënë dhe vazhdojmë më tej. Mendoj se kanë ndihmuar ekipin shumë. Jemi munduar të rindërtojmë, të marrim të rinj dhe shpresoj se do të jetë e mirë për klubin dhe ata vetë. Hap pas hapi. Nesër është shumë e rëndësishme për klubin dhe mua si trajner. Ne jemi me fat se kemi ndeshjen e dytë në Shqipëri, do të mundohemi nesër të bëjmë më mirë dhe në pjesën në shtëpi, do të mundohem të bëjmë më të mirën e mundshme.

Ne kemi parë me stafin disa ndeshje të Kalju, janë ekip i mirë, luajnë futboll me cilësi e teknikë. Asgjë për të fshehur, nëse janë ekip i mirë, duhet të themi të vërtetën e përgatitemi për të luajtur me ta. Nuk e njoh mirë kampionatin, por kam parë ekipin kundërshtar, edhe pse u mundën në ndeshjen e fundit, më pëlqeu se si luajtën. Ndaj do të përgatitemi për ta nesër”, tha ndër të tjera Gega në konferencën para ndeshjes.

Related Posts

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën
Sport

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin
Sport

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli
Sport

VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër
Sport

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al