Do të jetë anglezi i njohur Anthony Taylor, ai i cili do të gjykojë ndeshjen e Play-Off-it të Botërorit 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.
Një gjyqtar i një niveli të lartë, me eksperiencë të gjatë, që mund të menaxhojë në mënyrën më të mirë një sfidë të kësaj natyre, ku luhen fatet e Botërorit 2026. Taylor është i njohur për sportdashësit shqiptarë, pasi ka gjykuar në “Air Albania” edhe finalen e titullit mes Egnatias dhe Partizanit, ku rrogozhinasit fituan 1-0.
Asistentë të Taylor do të jenë Gary Beswick dhe Adam Nunn. Anglezë do të jenë ata që do të jenë në sallën e VAR-it, Jarred Gillett dhe Michael Salisbury. Arbitër i katërt do të jetë lituanezi Donatas Rumsas.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









