Mosmarrëveshjet politike po rrezikojnë pezullimin e financave të qeverisë amerikane dhe pagat e mbi 2 milionë nëpunësve të shtetit. Dhoma legjislative dhe Senati kanë kohë deri në fund të ditës për të votuar ligjin e përkohshëm që do e shmangte mbylljen e administratës.
Senatit do i propozohet fillimisht që të ruajë nivelin aktual të shpenzimeve si edhe të miratojë miliarda dollarë fonde për fatkeqësitë natyrore dhe refugjatët afganë. Ligji i përkohshëm lejon pagesat për administratën deri më 3 dhjetor, por debati më i fortë mes demokratëve dhe republikanëve lidhet me paketës së re fiskale, e cila parashikon rritjen e tavanit të borxhit për të financuar investimet dhe programet sociale rreth 4 trilionë dollarë që kërkon presidenti Joe Biden. Palët duhet ta arrijnë dakordësinë përpara 18 tetorit, ndryshe Sekretarja amerikane e Thesari, Xhenet Jellen, paralajmëron katastrofën për vendin.









