• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SHBA: Bisedimet me talebanët ishin të sinqerta dhe profesionale, janë fokusuar në fushën e sigurisë dhe terrorizmit

11/10/2021
SHBA: Bisedimet me talebanët ishin të sinqerta dhe profesionale, janë fokusuar në fushën e sigurisë dhe terrorizmit

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë zhvilluar diskutime të “sinqerta dhe profesionale” me përfaqësues të talebanëve në Doha, Katar, për dy ditë, dhe janë fokusuar në fushën e sigurisë dhe terrorizmit, përfshirë edhe çështje tjera kyçe për Afganistanin.

“Delegacioni amerikan është fokusuar në shqetësimet për siguri dhe terrorizëm dhe rrugë të sigurt për shtetasit amerikanë dhe shtetasit tjerë të huaj, përfshirë partnerët tanë afganë”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price përmes një deklarate më 10 tetor.
Ai ka thënë se diskutimet janë fokusuar në “të drejtat e njeriut, përfshirë pjesëmarrjen e rëndësishme të grave dhe vajzave në të gjitha aspektet e shoqërisë afgane”.
“Të dyja palët kanë diskutuar ofrimin e ndihmës humanitare të Shteteve të Bashkuara drejtpërdrejt për popullin afgan. Diskutimet kanë qenë të sinqerta dhe profesionale dhe delegacioni amerikan e ka përsëritur se talebanët do të gjykohen nga veprimet dhe jo vetëm fjalët e tyre”, ka thënë ai.
Price ka thënë se diskutimet kanë përfshirë “një delegacion ndërinstitucional nga Shtetet e Bashkuara” dhe “përfaqësues të lartë talebanë”.
Këto kanë qenë bisedimet e para të drejtpërdrejta mes dy palëve, prej kur talebanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit në gusht të këtij viti, dhe qëkur trupat perëndimore janë tërhequr nga ky shtet.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se bisedimet nuk nënkuptojnë njohje të rregullit taleban në Afganistan.
Komentet amerikane kanë ardhur pas reagimit të talebanëve, të cilët kanë thënë se bisedimet “shkuan mirë”.
Grupi islamist ka thënë më 10 tetor se Uashingtoni është pajtuar për të ofruar ndihmë humanitare për të ndihmuar në shmangien e krizës ekonomike dhe humanitare në Afganistan, ndonëse ka refuzuar që të njohë udhëheqësit e rinj të shtetit.
Zëdhënësi politik i talebanëve, Suhail Shaheen, ka thënë për agjencinë e lajmeve Associated Press se Ministria e Jashtme ka siguruar SHBA-në se udhëheqësit e shtetit nuk do të lejojnë që territori afgan të përdoret nga ekstremistët për të nisur sulme kundër shteteve tjera.
Këto deklarata kanë ardhur një ditë pasi talibanët kanë thënë se nuk do të punojnë me SHBA-në për të frenuar një degë të dhunshme të grupit militant Shteti Islamik, dhe kanë insistuar se autoritetet amerikane mund të merren vetë me grupin.
Shteti Islamik, grup militant sunit është armik i talebanëve, SHBA-së dhe Perëndimit.
Ky grup ka marrë përgjegjësinë për një mori sulmesh vdekjeprurëse, përfshirë një sulm vetëvrasës më 8 tetor, që ka lënë të vdekur 46 myslimanë shiitë.
Sa kanë qenë në pushtet herën e kaluar, talebanët kanë strehuar Al-Kaidën para se ky i fundit të kryente sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.
Për pasojë, SHBA-ja ka pushtuar Afganistanin më 2001, dhe ka larguar talebanët nga pushteti.

Related Posts

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

24/12/2025
Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al