Forca ajrore amerikane dhuroi një shfaqje force duke prezantuar disa prej avionëve më të avancuar në botë.
52 avionë F-35A, që kanë një vlerë të pabesueshme prej 4.2 miliardë dollarë në total, fluturuan nga baza ajrore e Utah. Kjo stërvitje tregon aftësitë e SHBA për të dërguar një forcë të madhe ajrore avionësh që u shmangen radarëve.
Ajo vjen në kohën kur SHBA dhe Irani janë në kulmin e tensioneve pas vrasjes së një gjenerali iranian nga Pentagoni.
Avionët F35 janë gjenerata e pestë e avionëve që u shmangen radarëve. Kostoja për një avion nis nga 89 milionë dollarë deri në 107 milionë. Shpejtësia maksimale e tyre është deri në 1930 kilometra në orë.
Avioni është thuajse i padukshëm për radarët për shkak të formës, por edhe për shkak të një fibre, e cila i absordon sinjalet në vend që t’i reflektojë.