Skëdner Brataj shefi i Urgjencës bëri një lidhje të drejtpërdrejtë në Open në Top Channel ku tha se numri i thirrjeve tek numri 127 është shumë i lartë, dhe ka shumë thirrje që nuk kanë lidhje me shqetësimet shëndetësore apo simptomat e koronavirusit.
‘Dua të them që nuk ka rënë aspak fluksi i thirrjeve në numrin 127. Dua të lexoj disa mesazhe që na është thënë në këtë numër që nuk kanë lidhje me arsyet shëndetësore. Pra njerëzit marrin 127 për çdo problem.
Jam nga Puka, kam bletë. A mund të shkoj në Durrës për të marrë ilaç për bletët?; Jam nga Shkodra, dhe sa her bëj telefonata me përgjigjet Edi Rama. A mund ti thoni most më shqetësojë më, janë disa nga mesazhet që na vijnë. Prandaj u bëj thirrje të jithë shqiptaëve që kur nuk kanë probleme shëndetësore dhe simptomat e Covid-19 të mos marrin në numrin 127.
Ajo që kemi mësuar nga Kina dhe Italia është se javën e parë ka pikun e përhapjes. Javën e dytë do kemi një gjendje të konstante dhe javën e tretë do fillojë të bie numri. Pra këto 2-3 ditë pritet piku i përhapjes dhe thirrjeve në 127.









