Pas tri vitesh protestash, akuzave politike dhe bllokimit, Teatri Kombëtar është shembur duke u gdhira e diela.
Gjatë momentit të shembjes ka pasur përplasje mes artistëve dhe ata pak politikanëve të opozitës që ishin tek Teatri, ndërsa dhjetra prej tyre janë shoqëruar në polici.
Mes të shoqëruarve në polici ka qenë edhe Monika Kryemadhi, e cila është akuzuar nga aktivistët se i ka tradhtuar.
Ndërsa Lulzim Basha, që i doli zot Teatrit dhe tha se ai do të prishet vetëm nëse kalojnë mbi trupin e tij, është shfaqur i përgjumur, vetëm pas shëmbjes së Teatrit.
Tani, e vetmja gjë që mbetet, është të shohim se çfarë Teatri do të ndërtohet, pasi premtimi është për një godinë moderne, e cila, sipas mazhorancës, justifikon prishjen e Teatrit të vjetër.









