Në një pjesë të rrugës poshtë kalasë së Gjirokastrës ka pasur shembje paraditen e sotme. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Rruga kishte disa kohë që kishte shfaqur probleme për shkak të amortizimit ndër vite. Policia bashkiake e ka bllokuar kalimin për momentin derisa të kryhet ndërhyrja nga Ministria e Kulturës. Në këtë segment kalojnë edhe autobusë të lagjeve të sipërme të Gjirokastrës.










