• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shengeni Ballkanik/Lleshaj: Lëvizja e njerëzve me ID dhe ngritja e “Pikës me një ndalesë” do të çojnë drejt heqjes së kontrollit kufitar

16/10/2020
Shengeni Ballkanik/Lleshaj: Lëvizja e njerëzve me ID dhe ngritja e “Pikës me një ndalesë” do të çojnë drejt heqjes së kontrollit kufitar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, të premten mori pjesë në mbledhjen e mbajtur online të ministrave të Brendshëm, organizuar nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, në kuadër të Procesit të Berlinit.
“Lëvizja e lehtësuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me Karta Identiteti: Drejt një Marrëveshjeje Rajonale si mundësi për një rajon më të afërt, të ndërlidhur më mirë dhe me më shumë përfitime për qytetarët”, – u shpreh ai.
“Më lejoni të përgëzoj Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë për bashkëkryesimin gjatë këtij viti të Procesit të Berlinit dhe për organizimin e këtij takimi. Pandemia ka vënë në provë, për mirë apo për keq, bashkëpunimin dhe solidaritetin mes vendeve tona. Takimi i sotëm tregon se ngjarje të paprecedenta, si kjo pandemi, duhet të përdoren si një mundësi për të çuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta dhe të koordinuara në përballimin e sfidave, të pa kufizuara prej kufijve”, – tha Lleshaj.
“Gjatë bllokimit, ne kemi parë se falë përpjekjeve të përbashkëta, kemi mundur të sigurojmë vijueshmërinë e furnizimeve me mallra jetike, të tilla si ilaçe, pajisje mjekësore, por edhe riatdhesimin e qytetarëve tanë të bllokuar jashtë vendit”, – shtoi ai.
Sipas Lleshajt, “bashkëpunimi rajonal ka qenë kryefjala e rrugës sonë evropiane, përfshirë inkuadrimin në Procesin e Berlinit. Deri më tani, ky bashkëpunim ka rritur besimin dhe qëndrueshmërinë në rajon, ka promovuar pajtimin dhe bashkëpunimin ekonomik rajonal, i cili është pjesë integrale e përpjekjeve tona për të siguruar përparimin socio-ekonomik dhe përballimin e sfidave të sigurisë”.
“Aktualisht, Shqipëria ka marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me lëvizjen e njerëzve vetëm përmes letërnjoftimit dhe aktualisht jemi duke negociuar një marrëveshje të ngjashme me Republikën e Serbisë, që shpresojmë ta finalizojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërsa qytetarët tanë lëvizin lirshëm me letërnjoftime dhe pa viza në të gjithë rajonin, ata ende humbin shumë kohë në pikat e kalimit kufitar. Radhët e zgjatura gjatë kontrolleve në kufi, bëjnë të humbin shumë kohë dhe durim, por ato nuk e forcojnë me patjetër sigurinë tonë”, – u shpreh ministri Lleshaj.
“Prandaj, implementimi i “Pikës me një ndalesë” është një objektiv shumë i nevojshëm dhe aplikimi i tij do të na shpjerë drejt një eliminimi të plotë të kontrolleve kufitare. Ky do të ishte një kontribut i vërtetë për lirinë e lëvizjes, pa cenuar sigurinë tonë. Ne përgëzojmë Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për vullnetin e treguar për të lehtësuar një marrëveshje të mundshme për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimin në vendet e Ballkanit Perëndimor”, – tha ministri i Brendshëm.
“Një marrëveshje e tillë përputhet me qëllimin tonë për të lehtësuar liberalizimin e mëtejshëm në lirinë e lëvizjes, tregtisë, shërbimeve dhe rrjedhës së kapitalit. Pa hequr pengesat për lëvizjen e lirë të njerëzve në rajon, do të jetë më e vështirë për të ecur përpara me MAP REA 2 (Plani Shumëvjeçar i Veprimit për një Zonë Ekonomike Rajonale në BP6; të heqim pengesat për të mundësuar qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, investimeve dhe kapitaleve). Është e rëndësishme që një marrëveshje e tillë të përfshijë marrëveshjet ekzistuese dypalëshe dhe shumëpalëshe në rajon, të shmangë dublikimet me nismat e tjera ekzistuese dhe të japë rezultate pozitive dhe konkrete”, – përfundoi Lleshaj.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al