• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shënim në ditën e fundit të tetorit

02/11/2019
Shënim në ditën e fundit të tetorit

Nga Mirela Kumbaro

Sa shumë u kënaqa me “qemalsat” që takova në Klubin e Librit të COD – Center For Openness And Dialogue
ku bashkë me Edmond Tupen ishim të ftuar për lexuar e diskutuar për një roman shumë të veçantë që kemi përkthyer bashkë, një roman vizatimor, të një autoreje rebele si Marjane Satrapi, Botime Pegi.

Por natyrisht, është fare pak një grup nxënësish të mirë të gjimnazit në qendër të Tiranës për t’u entuziazmuar.

Ka mbi 5 vjet që flas e shqetësohem për atë që është harta e vërtetë dhe e plotë sociale e nivelit të edukimit kulturor me Fjalën.
Me Fjalën që mëson, me Fjalën që ushqen, me Fjalën që qetëson, me Fjalën që tregon, me Fjalën që zëvendëson britmën, me Fjalën që shpjegon dhimbjen, me Fjalën që zbulon tjetrin të ndryshëm nga ne, me Fjalën që vë gishtin në plagë për ta shëruar, me Fjalën që të rrit, me Fjalën që zbut varfërinë.

Dhe nuk do lodhem së përsërituri se kjo fillon në ditën 0 të jetës, se këtë duhet ta bëjmë së pari me ata qindra mijëra që nuk kanë fatin t’ua bëjë familja, me ata që nuk e kanë shtëpinë afër gjimnazit “Qemal Stafa”, me ata që nuk kanë librari në qytetin e tyre dhe që sot më shumë se kurrë bashkia duhet t’u sigurojë bibliotekë, me ata dhjetra mijëra që janë në shkollën e vogël të fshatit dhe ëndërrojnë t’i afrohen periferisë së Tiranës, me ata që jetojnë në periferi të Tiranës por që nuk e frekuentojnë rregullisht shkollën dhe që rrezikojnë të parët të bëhen gjah për krimin, me ata që shkojnë në shkollë por që kjo s’mjafton, me ata që mbase kanë edhe celularë dhe profil në rrjete sociale, por kjo asesi nuk mjafton, me ata që prindërit u sigurojnë çdo gjë por nuk u bie ndërmend t’u edukojnë çdo ditë Fjalën.

Kjo listë njerëzish e brezash në nevojë, (madje dhe pa e ditur që janë në nevojë,) për Fjalën, është edhe më e gjatë se kaq. Për Fjalën ka nevojë të punohet çdo ditë. Për Fjalën ka nevojë të luftohet në 365 ditët e vitit. Nga të gjithë. Duke nisur nga periferitë. Është luftë e gjatë. Është luftë për emancipim. Dhe sërish, është emergjencë kombëtare që kërkon mobilizim të të gjithë shoqërisë.

📍Më e pakta që mund të them sot ishte se këta gjimnazistë më befasuan me kulturën dhe analizën e thellë dhe sidomos më dhanë shpresë se ata janë më të mirë se ne.

Related Posts

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)
Blog

Për Roland Çenen, dirigjenti që estetizonte heshtjen dhe interpretimin masiv orkestral

10/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Legjenda e aksionit, Chuck Norris, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare

Legjenda e aksionit, Chuck Norris, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare

20/03/2026
Elijona Binakaj po i “çmend” bizneset me tarifat e saj… sa kushton një postim?

Pas humbjes së xhaxhait, reagon për herë të parë Elijona

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al