• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

Mali i Tomorrit vizitohet çdo vit prej datave 20-25 gusht nga mijëra pelegrinë që besojnë në fuqinë, misterin dhe mrekullitë e këtij vendi të shenjtë.

Mali i Tomorrit i njohur dikur në antikitet edhe si “Mali i Zeusit” apo edhe si Dodona, është vendi ku shenjti i bektashinjëve, Abaz Aliu, zgjodhi të prehej, jo fizikisht, por shpirtërisht rreth 1400 vite më parë.

Dervish Hasan Caraknji, ka zbuluar disa të fshehta mbi këtë mal mistik, por dhe arsyen e varrit të Abaz Aliut në majë të malit të Tomorrit, edhe pse trupi i tij është varrosur diku tjetër, në Iran.

Në një rrëfim për moderatoren dhe autoren e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Pranvera Borakaj, Dervishi ka rrëfyer se mali i Tomorrit është vendi i cili Abaz Aliu zgjodhi të prehej shpirtërisht, dhe aty atij iu ndërtua një Mekam.

Ai tha se brenda varrit gjendet një grusht dhe, i marrë nga varri i tij i vërtetë në Iran, atje ku ai prehet pasi u vra në luftën e Qerbelasë, ku sëbashku me 72 persona të tjerë ra dëshmorë në mbrojtje të rrugës së Profetit.

Pjesë nga biseda:

Dervish Hasan Carkanji: Kjo luftë është bërë në 680-ën. Lufta në Qerbela, në Irakun sot u bë lufta kundër jezitit të asaj kohe. Ata e vranë Abaz Alinë bashkë me Imam Hysenin dhe 72 vetë dhe familijen e tij. Kjo është historia pak a shumë, që atëherë ku ka rënë Abaz Aliu besohet se ai ka ardhur shpirtërisht në malin e Tomorrit.

Borakaj: A ka ardhur ndonjëherë fizikisht?

Dervish Hasan Carkanji: Jo asnjëherë nuk ka ardhur fizikisht, ai ka ardhur vetëm shpirtërisht. Fluturim hyjnor.

Borakaj: Këtu është një varr?

Dervish Hasan Carkanji: Është një varr, ose në gjuhën sufiste ose fizike i themi Mekan. Mekam është pozita shpirtërore e tij. Shenjtorët e zgjedhin vendin ku do jenë. I pari që e ka vërtetuar këtë Mekam është Baba Haxhi Qesaraka. Kur ka vajtur në Iran i është shfaqur si shenjë që Abaz Aliu është këtu, dhe ka marrë një dorë dhe nga varri i tij i vërtetë i tij. Në vitet 1600 ka ardhur këtu, dhe që atëherë ky Mekam respektohet në nder të Abaz Aliut, sepse siç dihet Mali i Tomorrit është mitik./ VP

Related Posts

Gjirokastër, policia gjen vajzën e zhdukur nga ‘Zinxhirat’
Kryesore

Thyen xhamin e autobusit, policia ndalon 3 të mitur në Gjirokastër

17/02/2026
Aksidenti në Gjirokastër, ky është vendi ku është rrëzuar makina e elektriçistëve (FOTO)
Kryesore

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, një i plagosur

17/02/2026
Memaliaj qyteti i harruar nga koha, papunësi e frikshme dhe shpresë e venitur për rikthimin e minierës (VIDEO)
Kryesore

Memaliaj, i riu futet në një banesë për të vjedhur dhe godet me grusht pronarin

17/02/2026
Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj
Kryesore

Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj

17/02/2026
Kryesore

Djali dhunon nënën, nën hetim 57-vjeçari nga Gjirokastra

17/02/2026
Delvinës nuk i ndahen kusuret, dherat e zhvendosur vërshojnë në oborret e banesave
Kryesore

Delvinës nuk i ndahen kusuret, dherat e zhvendosur vërshojnë në oborret e banesave

17/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miley Cyrus kthehet me një homazh për Hannah Montana për 20 vjetorin: Do të jem gjithmonë pjesë e saj

Miley Cyrus kthehet me një homazh për Hannah Montana për 20 vjetorin: Do të jem gjithmonë pjesë e saj

18/02/2026
Champions, trajneri i Bodo/Glimit: Respekt për Interin, por do t’ua vështirësojmë jetën

Champions, trajneri i Bodo/Glimit: Respekt për Interin, por do t’ua vështirësojmë jetën

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al