Po luhet në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë e Ligës së Kombëve, mes Shqipërisë dhe Izraelit. Pas paraqitjeve zhgënjyese në testet miqësore, sot është dita e së vërtetës, në rast të kundërt, stoli i trajnerit Panuçi do të jetë tepër i rrezikuar.
Në minutën e 55, Taulant Xhaka shënon një super gol me një goditje të bukur nga distanca. Ky është goli i parë i Xhakës me fanellën e Shqipërisë.