“Pse më sheh?” është një nga shprehjet tipike që fut në sherr dy shqiptarë dhe më pas çon edhe në përplasje më të përshkallëzuar duke përfshirë këtu përdorimin e armëve të ftohta apo edhe atyre të zjarrit. Një rast i ngjashëm ka ndodhur mesditën e sotme në mes të qytetit të Gjirokastrës, ku sipas raportimeve, 4 djem të rinj lezhjanë janë konfliktuar fizikisht me 2 gjirokastritë, shkruan Jeta Osh Qef. Arsyeja e sherrit nuk dihet, por ngjarja masive ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të zonës. Askush nuk ka hyrë t’i ndajë, ndërsa policia nuk duket gjëkundi. Fatmirësisht ngjarja u kufizua vetëm në dhunë fizike dhe nuk pati të plagosur nga sherri.