POLICIA E SHTETIT
Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. M., 23 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht një 26-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









