POLICIA E SHTETIT
Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. M., 39 vjeç, K. M., 42 vjeç, O. T., 25 vjeç, B. K., 47 vjeç dhe A. S., 22 vjeç, të pestë banues në Përmet, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, me sende të forta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.