Një sherr i rrallë mes 7 vajzash të mitura ka ndodhur në qendër të Athinës. Vajzat kishin një takim dhe më pas debatuan për të dashurit ku sherri ka degraduar në përdorimin e thikave. Mes vajzave ka qenë dhe një 15-vjeçare shqiptare e cila ka plagosur dy të mitura me thikë dhe është arrestuar nga Policia. Një prej të plagosurave është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në kirurgji për operacion.









