Komisariati i Policisë Sarandë njofton se në lagjen nr.1 Sarandë, një shtetas 43 vjeç, banues në Fier, duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike është konfliktuar me dy persona ende të paidentifikueshëm, ku si pasojë njëri nga shtetasit e ka goditur me mjet prerës. 43 vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore ne spital ku mesohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe për sqarimin e rrethanave.