Një sherr mes dy personave ka ndodhur në lagjen ’18 Shtatori’ të Gjirokastrës. Siç njofton policia, e cila ka referuar çështjen në Prokurori, protagonistë të ngjarjes kanë qenë një 33-vjeçar dhe një 34-vjeçar, që të dy banues në Gjirokastër.
“Më datë 26.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin B.XH, vjeç 34, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 25.09.2017, në lagjen “18 Shtatori”, ka goditur me grushte shtetasin A.G, vjeç 33, banues në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë Gjirokastër.
/ArgjiroLajm.net/