Një sherr ka ndodhur në fshatin Picar të Gjirokastrës një ditë më parë. Siç njofton policia, është bërë kallëzim në Prokurori për shtetasit D.N dhe B.N, vjeç 56 e 32, banues në fshatin Picar, pasi dyshohet se në fshatin Picar, kanë goditur me grushte në kokë dhe trup shtetasin R.L., vjeç 60, banues në fshatin Picar. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.









