POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 37 vjeç dhe E. C., 42 vjeç, të dy banues në Libohovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









