POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. P., banues në fshatin Kosinë, Përmet, pasi ka dëmtuar murin rrethues të banesës së shtetasit L. P. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.