POLICIA E SHTETIT
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori për shtetasin K. I., 18 vjeç, banues në Lazarat, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me grusht, një 39-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.