Një 51 vjeçar u arrestua sepse ka goditur me sëpatë fqinjin pas sherrit për pronën. Ai është Gjon Marku, nga Borshit i Sarandës. Ngjarja ndodhi mbrëmë në vendin e quajtur “Kubovë-Shkallë, Borsh. Marku u ka dal përpara fqinjëve të tij, pjestarëve të familjes së shtetasit Mark Gjini dhe pasi është konfliktuar më ta për motive të hershme pronësie i ka goditur me pjesën e pasme të sëpatës duke i lënë të dëmtuar. I plagosur në gjendje të rëndë ndodhet Mark Gjini pasi Gjon Marku e ka goditur disa herë në kokë duke e lënë të dëmtuar.









