• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sherri i dhunshëm në Sarandë, 8 të arrestuar, 2 në kërkim

02/01/2025

Ne perfundim te veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur pas mesnate ne Sarande, ku te perfshire ishin edhe punonjes policie, Prokuroria e Sarandes ne bashkepunim me AMP ka arrestuar 8 persona, ka shpallur ne kerkim 2 si dhe jane proceduar ne gjendje te lire 2 te tjere, meson Argjiroja.net

Po cfare ndodhi nje nate me pare?

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një konflikt i nisur për shkak të një borxhi, ka degjeneruar në dhunë me armë zjarri dhe sende të forta.

Në ngjarje janë përfshirë 12 persona të identifikuar deri tani, përfshirë katër efektivë policie, një ish-punonjës policie dhe dy persona të dëmtuar.

Sipas burimeve, të lënduar kanë mbetur vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës janë shoqëruar në Komisariat.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja pistolete dhe dy automjete të dëmtuara. Policia ka ndërhyrë menjëherë, por personat e përfshirë janë larguar.

Nga hetimet paraprake dhe pamjet filmike, janë identifikuar disa prej të përfshirëve, mes tyre:

Alvaro Sulejmani, efektiv i Policisë Himarë;

Kidi Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë;

Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë;

(Alavro, Kidi dhe Redi Sulejmani, të tre vëllezër)

Ergis Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë;

Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë, i njohur për një arrestim në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike.

Pjesë e konfliktit janë edhe persona të tjerë nga fiset Sulejmani dhe Duka, si dhe një shtetas me mbiemrin Cocka. Deri më tani, janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariat Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka, ndërsa është paraqitur edhe Mihal Sulejmani.

Policia po vazhdon hetimet, duke këqyrur kamerat e sigurisë dhe vendin e ngjarjes, ndërkohë që kontrollet vijojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Related Posts

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026
Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr
Kryesore

Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr

15/03/2026
Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë
Kryesore

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

15/03/2026
SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar
Kryesore

SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar

14/03/2026
Kishte lindur në Dervician, ja kush është doganieri që u gjet pa jetë brenda dhomës së hotelit në Sarandë
Kryesore

E rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barcelona me 5 “yje”, nuk diskuton Sevillan

VIDEO/ Barcelona me 5 “yje”, nuk diskuton Sevillan

15/03/2026
Sulmuesi i Partizanit pret ftesën e kombëtares, Kërnaja zbulon emrin e futbollistit

Sulmuesi i Partizanit pret ftesën e kombëtares, Kërnaja zbulon emrin e futbollistit

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al