Policia e Gjirokastrës ka arrestuar adoleshentin i cili qëlloi me thikë një 17-vjeçar ditën e djeshme. Ngjarja ndodhi në gjimnazin ‘Siri Shapllo’, aty ku të dy adoleshentët janë nxënës.
I arrestuari është 15-vjeçari A.D, i cili ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin e mitur I.F, vjeç 17, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Konflikti mes dy adoleshentëve ndodhi për motive banale. Cështja po hetohet më tej nga Prokuroria e Gjirokastrës.
©ArgjiroLajm.net









