• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sherri në tribunën Vip gjatë ndeshjes së Luftëtarit, kryebashkiaku i Kamzës sulmon gjyqtarin që ishte ulur me Tavon

06/05/2018
Sherri në tribunën Vip gjatë ndeshjes së Luftëtarit, kryebashkiaku i Kamzës sulmon gjyqtarin që ishte ulur me Tavon

Kamza-Luftëtari u luajt edhe në tri bunën VIP, aty ku drejtuesit gjirokastritë janë kërcënuar, madje u është bërë presion i hapur që ekipi të toleronte ndeshjen. Përveç ofendimeve të vazhdueshme dhe presionit veçanërisht në fundin e lojës ndaj presidentit të Luftëtarit, Grigor Tavo, më e rëndë ka qenë situata me dy zyrtarë të lartë të klubit: Gentian Nora dhe Harrallamb Tavo. Vetë shefi i klubit, Nora, tregoi dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” ngjarjen në tribunë, para, gjatë dhe pas ndeshjes.

“Situata ishte mjaft e ndezur, madje mungesa e organizimit u duk që në fillim, kur nuk u lejuan të uleshin në tribunë familjarët e futbollistëve dhe bashkëshortet e tyre. Me ndihmën e delegatit u sheshua ky problem i vogël, por më pas u kërcënuam në mënyrë të pabesueshme në tribunën qendrore. Persona që qëndronin afër tribunës VIP erdhën na bënë presion që ne të detyronim ekipin dhe të linim ndeshjen në pjesën e dytë. Aty ndërhyri policia dhe një prej vëllezërve të presidentit të Kamzës. Situata u qetësua disi, por ky është një turp i madh. Ikëm nga stadiumi dhe e ndoqëm pjesën e dytë me tifozët tanë”, tregon Nora.

PËRPLASJA

Pa filluar mirë takimi pati një sherr, që për pak precipitoi në tribunën VIP. Në momentin që ka ardhur në stadium kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i shoqëruar nga presidenti i klubit, Naim Qarri, ka lindur një konflikt me delegacionin e ekipit mik. “Çfarë do ti këtu, edhe këtu më erdhe!”, ka qenë britma e Mziut ndaj një prej personave që ishte afër presidentit të Luftëtarit, Grigor Tavo.

Më pas u mësua se kryebashkiaku e kishte me Artan Lazajn, një emër i njohur i gjyqësorit, i cili ka qenë edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lazaj njihet si tifoz i Luftëtarit dhe ndjek shpesh ndeshjet e skuadrës gjirokastrite. Kaosi mbizotëroi në tribunë për pak minuta, derisa me urgjencë erdhi një grup i gatshëm i forcave të rendit dhe rrethoi zonën ku qëndronin gjirokastritët. Në pushim të ndeshjes është larguar për pak minuta kryebashkiaku Mziu, ndërsa Lazaj dhe miqtë e tij nga Gjirokastra kanë qëndruar në tribunën VIP nën masa të rrepta sigurie, derisa përfundoi krejt takimi në Kamzë.

Related Posts

VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey
Sport

VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

12/02/2026
Zbulimi i Kërnajës dëmtohet rëndë dhe mbyll sezonin, Partizani humbet risinë e vitit 2026

Kupa e Kosovës/ Emocione e gola,  3 skuadra të tjera në çerekfinale
Sport

Kupa e Kosovës/ Emocione e gola, 3 skuadra të tjera në çerekfinale

12/02/2026
Nations League/ Trajneri Silvinjo: Është grup i vështirë, por për momentin jemi të fokusuar te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League/ Trajneri Silvinjo: Është grup i vështirë, por për momentin jemi të fokusuar te play-off-i i Botërorit 2026

12/02/2026
Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!
Sport

Lihet pas humbja në Kupë, te Bylisi mendojnë kampionatin për shpëtimin e sezonit

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare bateristi i njohur

Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare bateristi i njohur

13/02/2026
VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

VIDEO/ Atletico “torturon” Barcelonën, fitore e thellë në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey

12/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al