Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e së premtes në Vlorë, 3 prill, ku humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes djalit të viktimës dhe autorit të sulmit.
Babë e bir kanë shkuar në rrugën Gjergj Araniti për të sqaruar situatën, duke u përballur me autorin, i cili në ato momente ishte në makinë me familjen e tij, pasi sapo kishte nxjerrë djalin nga spitali.
Fillimisht debati ka qenë verbal, por më pas ka degjeneruar në fyerje dhe sharje. Situata u tensionua edhe më shumë kur dy shokë të autorit u përfshinë në konflikt. Pas përleshjes fizike me grushte dhe shkelma, Ismail Aliaj humbi jetën në vend.
Policia e Vlorës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.
Autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.









