• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shifra alarmante, Gjirokastra qarku me numrin më të ulët të lindjeve edhe gjatë vitit 2019

13/02/2020
Shifra alarmante, Gjirokastra qarku me numrin më të ulët të lindjeve edhe gjatë vitit 2019

Numri i lindjeve dhe shtesa natyrore e popullsisë shënuan rënie në vitin 2019 në Shqipëri krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të Insitutit shqiptar të Statistikave, publikuar të enjten, “gjatë vitit 2019 lindën 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me vitin 2018.

Shtesa natyrore e popullsisë që përfshin numrin e lindjeve në raport me vdekjet shënoi gjithashtu një rënie me 7,1 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2019 vetëm katër qarqe të Shqipërisë shënuan rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa tetë të tjerë kanë pasur rënie.

Sipas Instat numri më i madh i lindjeve për vitin 2019 shënohet në qarkun e Tiranës, me 9.321 lindje dhe kjo lidhet sipas analistëve me përqëndrimin e madh të popullsisë vitet e fundit në kryeqytet.

Numri më i vogël i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 506 lindje dhe kjo lidhet kryesisht me emigrimin e një pjese të madhe të popullisë nga ky qark.

Nuk ka të dhëna për numrin e lindjeve në raport me numrin e popullsisë për sejcilin qark, por sipas të dhënave të Instat rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin 2018, e zë qarku i Kukësit me 15,9 %.

Raporti i Instat vlerëson se “Shqipëria karakterizohet nga një shtesë natyrore pozitive, ku lindjet vazhdojnë të tejkalojnë vdekjet, dhe koeficienti bruto i shtesës natyrore ndryshe nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian është pozitiv”.

Sipas Raportit “ky koeficient për Shqipërinë është 2,5, dhe është më i lartë se disa vende të rajonit si Mali i Zi (1,2), Maqedonia e Veriut (0,8), Serbia (-5,4).

Ndërkaq Kosova, ndër vendet e rajonit e ka koeficientin më të lartë me 10,3 për një mijë banorë.

Rënia e lindjeve dhe e shtesës natyrore të popullsisë në Shqipëri, vit pas viti, është parë si një dukuri shqetësuese nga studiuesit e demografisë.

Studiuesit kanë pohuar se vendi ndodhet në një “emergjencë demografike” dhe kanë kërkuar masa ndërhyrëse sidomos për të frenuar emigracionin dhe përmirësuar treguesit ekonomikë dhe social të familjeve shqiptare.

Fundin e vitit 2018 qeveria shqiptare vendosi të rrisë shpërblimin për lindjen e fëmijëve duke përcaktuar masën e 40 mijë lekëve për lindjen e fëmijës së pare, 80mijë lekëve për lindjen e fëmijës së dytë dhe 120 mijë lekëve për lindjen e fëmijës së tretë./VOA/

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al