Banorët në Bularat të Gjirokastrës kanë ngritur piramida përkujtimore në vendin ku mbeti i vdekur minoritari grek, Kostandinios Koçifa. Ky i fundit hapi fillimisht zjarr në drejtim të makinave të Policisë së Shqipërisë, ndërsa edhe pse thirrjet për t’u dorëzuar kanë qenë të shumta, 35-vjeçari ka zgjedhur rrugën e kundërpërgjigjes. Ai u vra nga RENEA, rreth 1 km larg banesës, e cila ndodhej në krye të fshati. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe sot njolla gjaku përgjatë shtegut ku u gjet i vrarë 35-vjeçari.