• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shisnin ilaçet e spitalit në farmaci private, shkarkohet mjekja dhe kryeinfermierja në Tepelenë (VIDEO)

05/10/2023
Shisnin ilaçet e spitalit në farmaci private, shkarkohet mjekja dhe kryeinfermierja në Tepelenë (VIDEO)

Pas emisionit të mbrëmshëm që tregoi me zë dhe figurë, sesi ilaçet për përdorim ekskluziv spitalor në Tepelenë, tregtoheshin privatisht në një farmaci në këtë qytet, kanë ardhur edhe masat ndëshkuese.

“Stop” ka siguruar dokumentet e shkarkimeve nga ana e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Tepelenë. Klodiana Gjonça, shefja e shërbimit spitalor, e cila në pamjet filmike shet medikamente të spitalit, është njoftuar sot për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës për shkaqe të justifikuara.

E njëjta masë është marrë edhe për kryeinfermieren e urgjencës në spitalin e Tepelenës Nadmira Zeka, pasi kjo e fundit, me porosi të shefes, i dha medikamentet spitalore të infiltruarit të emisionit “Stop” duke i hapur dhe kartelë mjekësore ditore.

Në dokumentin e shkarkimit për të dyja zonjat thuhet se ato kanë shpërdoruar detyrën me sjellje etike jo profesionale, duke cënuar rëndë interesin dhe imazhin e punëdhënësit.

Nga ana tjetër zv/presidenti i Urdhrit të Mjekut Dritan Trepca, e ka dënuar atë që ndodh në spitalin e Tepelenës, duke thënë, se kjo situatë shkon përtej shkeljes etike, pasi kemi të bëjmë me një vepër penale.

“Nga kronika që pashë dje dhe në emisionin “Stop” u ndjeva i turpëruar nga veprimi që bëri mjekja në fjalë duke shitur ilaçet e spitalit në farmacinë e të motrës. Patjetër kjo është një vepër penale dhe do të merren organet e drejtësisë. Sapo të mbarojnë organet e drejtësisë me këto veprimtari patjetër edhe Urdhri i Mjekut do të merret me mjeken në fjalë për shkelje të etikës dhe rregullave të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore. Ky është një veprim shumë i dënueshëm si nga ana etike, morale dhe penale”, tha ai./tvklan

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al