• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shiti lopën për të bërë dializë, 65-vjeçarja në hall të madh: Do lë dializën, nuk kam para!

17/02/2023
Shiti lopën për të bërë dializë, 65-vjeçarja në hall të madh: Do lë dializën, nuk kam para!

Fiks Fare gjithnjë ka sjell në vëmendje vështirësitë që hasin pacientët me dializë. Që nga peripecitë e deri tek rimbursimi i papërfillshëm në lidhje me shpenzimet që kanë.

Kështu ishte edhe rasti i të premtes, ku një 65-vjeçare nga fshati Floq i Korçës ka shitur lopën për të mbuluar shpenzimet e rrugës, për të bërë 3 herë në javë dializën.

Shpreza Elezi u ankua na Fiks Fare se pas 6 muajsh trajtim tashmë e ka të pamundur të kryejë dializën si pasojë e kushteve të këqija ekonomike. Ajo i drejtoret 3 herë në javë Spitalit Rajonal Korçë për të kryer dializën dhe nuk mundet dot me të mbulojë shpenzimet e rrugës.

Ajo ditën që ka për të kryer dializën çohet që në orën 06:30, orë në të cilën nuk ka transport publik dhe është e detyruar të marri një taksi deri në Korçë. Taksia i kushton 2000 lekë vajtje ardhje për një ditë, ndërkohë rimbursimi i saj nga shteti për gjithë muajin është 2000 lekë.

Vetëm për rrugën që bën tre hërë në javë shpenzimet e saj mujore kapin shifrën 24 mijë lekë. Në këto kushte ajo pohon se ishte e detyruar të shiste lopën që të mund të ndiqte trajtimet. Por lekët pak nga pak po mbarojnë dhe kushtet e këqija ekonomike në të cilat jeto ia bëjnë edhe më të vështirë. Ajo iu drejtua pikërisht Fiks Fare për të gjetur një zgjidhje, pasi përveç dializës ajo vuan edhe nga sëmundje të tjera. Ajo kërkon vetëm t’i vihet në dispozicion një ambulancë apo një mjet transporti për të kryer dializën.

Fiksi u interesua pranë Spitalit Rajonal Korçë se pse nuk zbatohet Urdhrit nr. 469 datë 30.08.2010 “Për sigurimin e transportit për të sëmurët që trajtohen me dializë”. I cili shpjegon se drejtoritë përkatëse të spitalit, për raste në pamundësi, duhet të sigurojnë transportin me automjete të spitalit nga vendi i banimit tek qendra e dializës dhe anasjelltas.

Në një komunikim që gazetarët e Fiksit patën me zëdhënësin e këtij spitali ai pohoi se ky urdhër zbatohej vetëm për rimbursimin e çmimit të biletës së autobusit.

Për sa i përket sigurimit të ambulancës ai pohon se nuk e kanë për detyrë të çojnë ambulancë në raste të tilla. Rasti i 65 vjeçares është i veçantë, pasi ajo vuan edhe nga sëmundje të tjera dhë mezi lëviz nga vendi. E në këto kushte zëdhënësi pohon se do shohin dosjen e plotë të zonjës madje dhe me një ekip mjekësh do vlerësojnë situatën e saj që të gjejnë një zgjidhje.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi

7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al