POLICIA E SHTETIT
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. G., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke punuar me troho në një vendparkim automjetesh, aksidentalisht ka shkaktuar një zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar pjesërisht disa pemë dekorative. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.