
Ministrja e Drejtesisë Etilda Gjonaj ka njoftuar sot ne nje konference per mediat shkarkimin e disa drejtorëve të Burgjeve për shkelje të rënda.
“Drejtori i IVP Lezhë, Rrogozhinë, Lushnje, Peqin, Tepelenë, Sarandë, (i dënuar më parë), Berat, Durrës. Kontrollet e kryera kanë evidentuar shkelje të rënda, shkelje që rrezikojnë sigurinë e burgjeve.Sot hapim garën për 23 drejtues të burgjeve dhe paraburgimeve në të gjithë vendin. Nuk do te tolerojme abuzimin me detyren”, – tha ajo.









