Klevis Qose është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, që mbante prej më shumë se dy vitesh. Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së sotme të qeverisë.
Në vend të tij është emëruar Adriatik Kupi, i cili më parë ka qenë i komanduar në krye të IKMT-së.
Më herët Kupi ka qenë administrator i Njësisë së Petrelës në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.









