Një ditë pas dorëheqjes së Ahmet Cabejt nga Drejtoria e Tatim Taksave në Gjirokastër, vjen një tjetër largim nga radhët e drejtorave të LSI-së. ArgjiroLajm.net mëson se sot firmoset shkarkimi i Spiro Diamantit, kreu i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër. Diamanti është njëkohësisht edhe kreu i Këshillit Bashkiak të Dropullit. Largimet e njerëzve të LSI-së nga radhët e administratës publike, ArgjiroLajm.net i paralajmëroi javën e kaluar, duke iu referuar kështu porosive të Edi Ramës për ministrat dhe deputetët dhënë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Mbetet për t’u parë se kush tjetër do të shkarkohet në ditët e ardhshme.
©ArgjiroLajm.net









