• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkelet armëpushimi? Ministri izraelit: Do godasim në zemër të Teheranit; Irani e mohon: Fushatë dezinformimi

24/06/2025
Shkelet armëpushimi? Ministri izraelit: Do godasim në zemër të Teheranit; Irani e mohon: Fushatë dezinformimi

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, pak pasi u raportuar për një breshëri raketash të lëshuara nga Irani në veri të Izraelit mëngjesin e sotëm, disa orë pasi u konfirmuar se kishin rënë dakord për një armëpushim.
Katz njofton se i ka dhënë urdhër Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të “përgjigjen me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga ana e Iranit, përmes goditjeve intensive ndaj objektivave të regjimit në zemër të Teheranit”.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Irani për ndonjë sulm të ri me raketa, megjithatë, më herët ministri i Jashtëm iranian kishte theksuar se Irani do të ndalonte sulmet vetëm nëse edhe Izraeli do të zbatonte armëpushimin.
Ushtria izraelite njoftoi se kishte identifikuar raketa të lëshuara nga Irani dhe kishte aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore, duke i kërkuar qytetarëve të futen në vende të sigurta.
Nga ana tjetët, media shtetërore iraniane kanë reaguar ndaj akuzave të Izraelit, duke deklaruar se Irani mohon kategorikisht që të ketë lëshuar raketa drejt Izraelit pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Sipas raportimeve zyrtare nga Teherani, autoritetet iraniane i kanë cilësuar lajmet si të pabazuara dhe pjesë e një fushate dezinformimi.
Deklarata vjen pasi Izraeli akuzoi Iranin për shkelje të armëpushimit, duke pretenduar se kishte identifikuar raketa të lëshuara nga territori iranian, drejt veriut të Izraelit.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Karma is a bitch!” – Baton Haxhiu paralajmëron ligjin e ri të PS: S’ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë

“Karma is a bitch!” – Baton Haxhiu paralajmëron ligjin e ri të PS: S’ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë

23/02/2026
Kris Jenner ngre akuza të reja kundër ish-të dashurit të Kim Kardashian

Kris Jenner ngre akuza të reja kundër ish-të dashurit të Kim Kardashian

23/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al