Me 2 fitore, 1 humbje dhe 2 barazime, 7 pikë në 5 ndeshje, Shkëndija e Tetovës sheh nga faza “play-off” e Conference League, me kuqezinjtë që renditet në vendin e 21-të. Ekipi nga Tetova dhuroi një paraqitje fantastike përballë Slovan Bratislava duke mbyllur llogaritë që në pjesën e parë.
Djemtë e Jeton Beqirit e nisën ndeshjen në sulm dhe pas disa tentativave gjetën golin e avantazhit në minutën e 33-të, ku gjatë zhvillimeve të një goditje këndi detyruan miqtë të devijonin në portën e tyre. Në fundin e pjesës së parë, gjatë një zbritje të shpejtë në sulm, Spahiu e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, i shërbyer në mënyrë perfekte në shtyllën e dytë.
Në fraksionin e dytë, kuqezinjtë administruan me kujdes ndeshjen, luajtën me kundërsulme duke iu afruar edhe golit të tretë, por ishin të pafat, ku goditja e Ibrahimit u ndal në traversë. Në fund, Shkëndija festoi për këtë trepikësh të rëndësishëm që i mban në lojë për një vend në fazën “play-off” të Conference League, por trajneri Beqiri nuk preferon të bëjë llogari, të jetë i varur nga matematika, kërkon të grumbullojë sa më shumë pikë deri në fund:
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








