Gjykata e Athinës ka vendosur masën detyrim paraqitje, mos dalje nga vendi si dhe garanci pasurore prej 10 mijë eurosh, ndaj 48-vjeçarit shqiptar Ralf Feruku.
Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se ndaj 48-vjeçarit mbeten akuzat për vrasje dhe plagosje me rrethana cilësuese.
Bëhet me dije se 48-vjeçari e dinte se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti për një shpërthim me të vdekur, në fund të vitit 2014. Ai mësohet se kishte ardhur nga Britania në Greqi për t’u marrë në pyetje në lidhje me njohjet e tij me viktimën, Aleks Rrapo.
Aleks Rrapo mbeti viktimë e një shpërthimi me tritol, të vendosur në automjetin e tij, teksa ishte duke lëvizur bashkë më të shoqen, e cila mbeti i plagosur.
Lidhur me këtë ngjarje, Feruku është shprehur se nuk ka lidhje, madje, Rrapo ishte kushëriri i gruas së tij. Ai tregoi në një pronocim për BalkanWeb se është kthyer në Greqi pasi është thirrur si dëshmitar në Prokurori dhe më pas është lënë i lirë.
“Erdha vetë në Greqi, pasi kisha një fletëthirrje nga Prokuroria, ku më pyetën si dëshmitar dhe më thanë nëse e njoh Aleks Rrapon. Unë Aleks Rrapon e kam pasur kushëririn e gruas. Unë jam i lirë dhe nuk jam i përfshirë në ngjarje kriminale. Nuk kam ardhur më parë sepse kam pasur expuls. Pasi jam marrë në pyetje si dëshmitarë, jam larguar dhe jam i lirë”, tha Feruku./BW








