• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkolla artistike në Gjirokastër nuk ka klasa, nxënësit bëjnë mësim në oborr (VIDEO)

16/11/2017
Shkolla artistike në Gjirokastër nuk ka klasa, nxënësit bëjnë mësim në oborr (VIDEO)

Në shkollën e mesme artistike në Gjirokastër mësimi zhvillohet në korridore, në sallën e mësuesve, në drejtori, në magazinë dhe deri në oborr.
Shkolla nuk ka mjedise të mirëfillta mësimore. Nxënësit e veglave muzikore ushtrohen ku të munden. Ata të Artit Figurativ në ish magazinën e shkollës në katin përdhes. Ora e pianos dhe kantos zhvillohen në sallën e Informatikës. Ata me klarinetë përfundojnë në korridor.
“Në një klasë nuk mund të punojmë me shumë instrumenta se nuk merren vesh”, thotë Anxhelo Mema.
“Bëjmë mësim tre klasa të pikturës në një klasë. Secili mësues ka metodën e vetë të punuarit. Na shqetëson pak zhurma, sepse piktura do qetësi”, tha Kamela Baka.
Drejtori i shkollës Bujar Dudumi tha se situata është e padenjë për të përgatitur artistë dhe e tillë është që prej viti 2006 kohë kur liceu i rihap.
“Kjo është një shkollë e mesme artistike dhe ka nevojë për atelie. Shumica e lëndëve mësimore zhvillohet në grupe ose individë të specialiteteve të ndryshme të degës së muzikës”, tha drejtori Bujar Dudumi.
Shkolla artistike “Fehim Ibrahimi” në Gjirokastër e vendosur në një godinë të vjetër më shumë se 100-vjeçare në lagjen Varosh është një ndër 9 licetë artistikë në vend dhe e vetmja në jug të vendit. Shkolla ku japin mësim 22 profesionistë po përgatit rreth 50 nxënës në drejtimet pikturë, skulpturë, skulpturë në gur, tekstil, skenografi, grafikë, kanto dhe instrumenta si piano, flaut, violinë, fizarmonikë, klarinetë etj./tch

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Lazio merr 3 pikë, triumfon në Bologna

VIDEO/ Lazio merr 3 pikë, triumfon në Bologna

22/03/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Përballje direkte që ndryshojnë “Final Four” dhe fundin, mësoni ndeshjet që do luhen

AXHENDA E SUPERIORES/ Përballje direkte që ndryshojnë “Final Four” dhe fundin, mësoni ndeshjet që do luhen

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al