Shënohet viktima e 20 nga koronavirusi në Shqipëri. Në orët e vona të mbrëmjes së shtunë u shënua viktima e parë në qytetin e Shkodrës.
Një grua e moshuar 80-vjecare, ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa vuante nga zemra, tensioni dhe diabeti. E moshuara u shtrua sot në Spitalin e Shkodrës por për shkak të gjendjes së rënduar nuk u transportua dot për në Tiranë, pasi gjatë gjithë kohës ishte mbajtur me oksigjen.
Ndërkohë, po në mbrëmje, por në Spitalin Infektiv në QSUT, ndërroi jetë një 84-vjeçare.