• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti tragjik, ndërron jetë në spital edhe shoferi 20-vjeçar (Emri)

10/03/2023
VIDEO +16/ Përgjaket Tirana, vdes në aksident një vajzë dhe një grua, 3 të plagosur

Thellohet bilanci tragjik nga aksidenti që ndodhi paditen e sotme tek rrethrrotullimi i TEG në Tiranë. Pas 2 vajzave pasagjere në makinën Audi A8 ka ndërruar jetë në spital edhe shoferi, 20-vjeçari Klevis Ruçaj.

“Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se: Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi” – thuhet në njoftimin e policisë.

Makina e të riut po udhëtonte nga Farka me një makinë Audi A8 në drejtim të TEG dhe tek rrethrrotullimi theu barrierat dhe ra në nënkalim duke u përplasur me një tjetër automjet tip Hyndai që kalonte poshtë. Për pasojë humbën jetën fillimisht 2 vajza që ai kishte në makinë. Ato janë ende të paidentifikuara për shkak të plagëve të marra.

Makina me të cilën ato udhëtonin, me shofer Klevis Ruçaj, është shkatërruar plotësisht dhe është shtypur. Të plagosur janë 3 persona që ndodheshin në makinën Hyndai që ai zuri poshtë. Ajo drejtohej nga një 60-vjeçar i cili është plagosur bashkë me 2 pasagjerë të tjerë. Është identifikuar vetëm njëra nga këto pasagjere e cila quhet Alda Kurti, e cila ndodhet në spital.

Burime në vendi ku ndodhi aksidenti thanë se Audi A8 ka çarë barrierat e rrethrrotullimit dhe ka përfunduar në skajin tjetër të autostradës duke kaluar në ajër tre korsi dhe bordurën ndarëse të rrugës. Shpejtësia e lartë dhe përplasja e fortë ka bërë që mjeti të shkatërrohet plotësisht dhe dy pasagjeret femra të humbin jetën.

Viktima: Klevis Ruçaj – 20 vjeç, shoferi i Audi
Viktima: Dy vajza ende të paidentifikuara, pasagjere në Audi
I plagosur: Q.K., rreth 60 vjeç – Shofer i Hyundai
E plagosur: Alda Kurti, 51 vjeç, – Pasagjer në Hyundai
I plagosur: O.K, 24 vjeç, – Pasagjer në Hyndai

Related Posts

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë
Kryesore

Moti i keq godet Shqipërinë/ Paralajmërimi i IGJEUM: Priten reshje intensive dhe ngrica

14/02/2026
Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes
Kryesore

Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes

14/02/2026
Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur
Kryesore

Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur

14/02/2026
Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar
Kryesore

Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

14/02/2026
Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve
Kryesore

Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

14/02/2026
E rëndë në Itali/ Ky është i riu shqiptar i ekzekutuar me armë në makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Ky është i riu shqiptar i ekzekutuar me armë në makinë

14/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

15/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al