Ministri i Shëndetësisë së Greqisë Vasilis Kikilia, ka deklaruar se numri i personave të infektuar me koronavirus në vend ka shkuar në 84. Ndërkohë, një zëdhënës për EODY, Profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiordas, njoftoi se 11 persona u diagnostikuan sot me koronavirus. Nga 84 pacientë, 27 janë në spital ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë me pneumoni të rëndë në Spitalin Rio, shkruan media greke Zougla. 57 pacientët e tjerë ndodhen në një gjendje të mirë të izoluar në shtëpinë e tyre. Nga 84 pacientët, 81 janë shtetas grekë dhe 3 të huaj.








