Shoqëria e transportit të udhëtarëve ‘Argjiro’ në Gjirokastër kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë nga Ministria e Transportit të rishikojë licencat për linjat e reja që ka dhënë.
Shoferët e kësaj shoqërie shprehen se protesta do të jetë pa afat. Ata kërkojnë nga qeveria që të ndërhyjë në mënyrë që të sigurohet konkurrenca e ndershme.
Nesër shoferët kërcënojnë me bllokim të rrugës kryesore. Për protestën ata kanë kërkuar edhe leje nga Policia e Gjirokastrës. Nëse leja nuk u miratohet, shoferët thonë se do ta zhvillojnë protestën në mënyrë të paligjshme. Ata thanë gjithashtu se do të nxjerrin edhe një cadër në rrugë për të nisur një grevë pa afat.
Sipas shoqërisë ‘Argjiro’, problemi qëndron tek linja Libohovë-Tiranë dhe Dropull-Tiranë, të cilat ndalojnë në Gjirokastër dhe u marrin udhëtarët.
Shoqëria ‘Argjiro’ pretendon të jetë ajo e vetmja për të siguruar transportin drejt kryeqytetit.
©argjiroja.net








