Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën Delvinë-Sarandë. Siç bën me dije policia, shtetasi I.A 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip ‘Ford’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime të lehta pasagjerja S.A 41 vjeç. Por fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Çështja i ka kaluar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Sarandës.
©ArgjiroLajm.net









