• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

13/06/2025
Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

Një banor i Gramshit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” për një problem me një shofer të autobusit Tiranë – Athinë, i cili i ka marrë 800 euro për t’i vulosur pasaportën pa qenë ai i pranishëm.

Shoferi i ka vendosur vulën, por kur denoncuesi kalon doganën pas disa javësh, pala greke i thotë se duhet të paguash gjobë 1200 euro, se ke shkelur ditët e qëndrimit në Greqi.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Agim Mema, i cili thotë se shoferi që i ka marrë 800 euro quhet Shpëtim Kola. Ai thotë se qytetari ishte në Greqi dhe shoferi i merrte përsipër vulosjen pa qenë i pranishëm vetë, kundrejt parave.

Ai thotë se me shoferin e ka lidhur një miku i tij që i ka thënë se “mbaron punë”. “Unë isha emigrant dhe s’doja të vija në Shqipëri dhe pagova 800 euro që të qëndroja edhe 3 muaj më shumë. I dhashë pasaportën dhe ma ktheu pas disa javësh. Më tha se tani s’ke asnjë problem mund të qëndrosh. Ai tha se kështu bëjnë të gjitha. Unë s’kisha letra ndaj, dhe punoja ku të mundja” pohon qytetari.

Më tej shton se, ai pagoi 800 euro dhe duhet të paguajë edhe 1.200 euro të tjera. “Ku t’i gjej. Tani unë as iki dot, ngela këtu dhe punoj kamarier në Durrës me pagë të vogël. Kam familje për të mbajtur dhe më mori në qafë” thotë ai.

Denoncuesi, Agim Mema ka biseduar në rrjete sociale me shoferin Shpëtim Kola. Bisedat kanë filluar në muajin prill 2025. Agimi e pyet se çfarë do të bëhet me pasaportën e tij, teksa shoferi i përgjigjet se “më kanë vjedhur çantën megjithë lekë e pasaporta. Ik denoncojë dhe nxirr tjetrën. T’i jap unë lekët se s’kam çfarë të bëj”.

Më pas e pyet se çfarë u bë, teksa ai i përgjigjet se “duro se e jotja u gjet më duket”. Shoferi i thotë Agimit që të rrijë i qetë se do të përgjigjet ai për çdo gjë. Agimi i kërkon me ngulm që t’i nisë pasaportën te vendi ku ndodhej emigrant në Greqi, ndërkohë shoferi i thotë se “do të ta nis, do të përgjigjem unë”.

Agimi i shkruan se “sa lekë deshe të çova 800”. Ai i përgjigjet se nuk është problemi askund dhe do t’i dërgojë pasaportën. Ndërkohë, në datën 1 maj 2025, pasi Agimi ka marrë pasaportën, e pyet shoferin për problemin që hasi në doganë. Shoferi i autobusit i shkruan se “mua s’më ka bërë vaki, se po të ishte se kishte problem kjo, të mbanin brenda”.

Agimi i dërgon edhe foton e pasaportës me vulën dhe sipër saj një kryq. Shpëtimi i shkruan se “po ta kishte false do të mbanin brenda o shok, atë e ke të rregullt”.

Ndërkohë, Agimi i dërgon më pas edhe fletën e gjobës prej 1.200 eurosh. Ai i thotë se “ik nesër ankimoje se je në rregull. I thuaj më kanë kthyer”. Shoferi këmbëngul se nëse do të ishte false do ta mbanin brenda, teksa i shkruan se “paske qenë ters, grindje që në fillim”. Agimi i pyet se për çfarë arsye e vunë gjobën, ndërsa ai i përgjigjet se “e ke të rregullt, kontrolloje ku të duash”. Në fund, shoferi i shkruan Agimit se “ta kam thënë, ashtu e nise me luftë, ashtu përfundoj”.

Ndërkohë, qytetari e merr në telefon shoferin. Shoferi i thotë se “vetëm me ty më ndodhi kjo gjë”. Sipas tij, ai e ka vulosur në doganë dhe se çdo gjë është e saktë. “Nëse do të kishte probleme vula, do të akuzonin për falsifikim. E ke të saktë. Nuk e di përse ta kanë vënë gjobën” i thotë ai. Qytetari i kërkon mbrapsht pagesën e bërë, ndërsa ai i thotë se do të flasin dhe i mbyll telefonin.

Denoncuesi ka edhe biseda me personin me emrin Armand, i cili është ndërlidhësi i të dyve. Bisedat fillojnë para se ai të jepte lekë. Armandi i shkruan se “e bën, 650 me një vulë, 800 me dy vula si te greku si te shqiptari”. Më tej i thotë se po deshe sa më shpejt se është ai që bën turnin, mendoje dhe më trego dhe ai, shoferi, mban përgjegjësi për çdo gjë”.

Pasi Agimi ka marrë gjobën në kufi, i shkruan sërish Armandit! Agimi e pyet që të flasë me Shpëtimin, shoferin, dhe t’i kthejnë paratë. Armandi i shkruan se “o shoku, lekët i ka marr ai jo unë. Ai thotë të fusë avokat se të ishte false do e kishin futur brenda. Ai e bën çdo ditë këtë punë dhe si ka dalë asnjë problem. Si të paska dalë ty”.

Ndërkohë, Armandi i shkruan Agimi se “i është tekur atij në doganë, duke të vënë gjobë ty kot, ç’faj ka ai tjetri”. Agimi e pyet se përse e vunë gjobën dhe nëse Armandi ka folur me shoferin. “Nuk ka arsye më tha, ndiqe me avokat më thanë atë ditë se s’dinë gjë”. Agimi i shkruan se nuk kap avokat, por të flasë me shoferin dhe t’i kthejnë 1200 euro. Armandi i përgjigjet se “merrja atij që të them unë. Ai thotë nuk kthej lekë mbrapsht se është bërë puna tamam. I pari je ti që i del problem”./TCH

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Demi Moore e shkatërruar nga vrasja e Rob Reiner: Nuk ka fjalë, fëmijët tanë u rritën së bashku

Demi Moore e shkatërruar nga vrasja e Rob Reiner: Nuk ka fjalë, fëmijët tanë u rritën së bashku

16/12/2025
Nga lojtari më i mirë te formacioni i vitit, PSG “mbretëron” në Doha, çmimet

Nga lojtari më i mirë te formacioni i vitit, PSG “mbretëron” në Doha, çmimet

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al